Universiteti i Prishtinës është duke mundësuar shikimin online të filmave të studentëve të Fakultetit të Arteve.

“Rri n’shpi e shiko filmat e metrazhit të shkurtër të studentëve tanë, të cilët do i sjellim tek ju gjatë ditëve në vijim.” thuhet në postimin në Facebook ku është shpërndar filmi ‘Horoskopi, grimi dhe dhembi që mungon’ i studentes Albana Nila.

“Është shumë ndjenjë e mirë të shohësh reagimin e publikut ndaj një prej detyrave tua. Për njerëzit të cilët po mërziten këto ditë, shikimi i filmave qofshin studentorë, por edhe të tjerë është një ndër format më të lehta për ta kaluar kohën e tyre dhe po besoj që do vazhdojë interesimi edhe në ditët në vazhdim ndaj filmave të ardhshëm të studentëve të tjerë”, ka thënë Nila për Koha.net.  

Kliko këtu për të kaluar në faqen e UP-së ku gjenden filmat postuar  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *