Me arritjen e marrëveshjes për targat e veturave fillon edhe periudha kur Serbia fillon ‘të mësohet’ me reciprocitetin, ka deklaruar Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet”, ka thënë Kurti.

Në një reagim të tij në Facebook, kryeministri theksoi se kushtet e Serbisë nuk u plotësuan në Bruksel.

“Në javën e shkuar, Presidenti i Serbisë vuri katër kushte për takimin në Bruksel të përfaqësuesve tanë. Natyrisht që nuk ju plotësuan ato dhe dje u zhvilluan bisedimet në Bruksel.”

Kryeministri Kurti tha se njësia speciale e Policisë së Kosovës do të largohet nga pikat kufitare në veri të vendit me largimin e barikadave bllokuese të vendosura nga qytetarë serb.  

Por, Kurti paralajmaëroi gatishmëri ndaj çfardo cenimi në të ardhmen.

“Meqë ata do të largohen, njësia jonë speciale nuk ka pse qëndron atje, dhe mbetet gjithnjë e gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen”, ka shkruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *