Qeveria në detyrë drejtuar nga Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar zbatimin e dekretit të Presidentit Hashim Thaçi për formimin e qeverisë së re.

Në të mirë të interesit publik, e ka vlerësuar qeveria aktuale vendimin e gjykatës.

“Megjithatë është e nevojshme të kujtojmë që ky pezullim nuk e prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës. Kështu që është tejet e rëndësishme që të mos entuziazmohemi, të rrimë të fokusuar në drejtim të qëllimit tonë për menaxhimin sa më të mirë të situatës me pandeminë COVID-19” është thënë në një komunikatë për media, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Gjykata Kushtetuese morri këtë vendim, pas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje që të pezullohej zbatimi i dekretit të presidentit Thaçi, i cili dekretoi kandidatin e LDK-së, Avdullah Hoti, për postin e kryeministrit në qeverinë e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *