Programi qeverisës i Qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti do të aprovohet të premten dhe më pas do të shkoj në Kuvend, ka thënë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Gjatë një bashkëbisedimi për Fol Hapur, ajo tha se gjatë dy ditëve të fundit janë mbajtur takime për harmonizimin e programit.

Ndërsa,sa i përket Gjykatës Speciale, Haxhiu tha se deri tani nuk kanë pasur kërkesa për garanci për të akuzuarit, as nga ana e mbrojtjes së të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara e as nga vet Gjykata Speciale.

Siç transmeton Koha.net, gjatë këtij bashkëbisedimi Haxhiu e ka ritheksuar sevettingu është prioritet mbi prioritete për shkak të humbjes së besimit dhe nevojës për kthimin e besimit të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *