Disa persona raportohet të kenë vdekur pas të shtënave me armë në një qendër tregtare në Kopenhagë të Danimarkës.

Policia ka bërë të ditur se një 22 vjeçar danez është arrestuar në lidhje me sulmin, derisa nuk është përjashtuar ende që ky sulm të jetë një akt terrorizmi.

Deri tani, policia ka njoftuar se disa persona kanë mbetur të lënduar dhe disa të tjerë kanë vdekur, duke mos dhënë një numër të viktimave.

Siç transmeton BBC, dëshmitarët kanë treguar për gjendje paniku në mesin e qytetarëve që janë gjendur brenda qendrës tregtare, derisa një prej tyre ka thënë se ka dëgjuar dhjetë të shtëna arme.

Në momentet e sulmit, një koncert i këngëtarit Harry Styles ishte në paraparë të mbahej aty afër dhe më pas është anuluar.

Policia daneze ka njoftuar se përpos personit të arrestuar nuk ka indikacione se sulmues të tjerë kanë qenë të përfshirë në sulmin e ndodhur gjatë pasdites së dielë.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *