Marrëveshja e arritur ndërmjet kompanisë Z-Mobile dhe Telekomit të Kosovës ka detyruar këtë të fundit që të paguaj rreth 720 mijë euro në muaj deri në përfundimin e borxhit.
Pagesat do të fillojnë nga 15 janari i vitit të ardhshëm, raporton KOHA.
“Pas diskutimeve të shumta është arritur marrëveshja që borxhi, i cili rrjedh si pasojë e arbitrazhit dhe vërtetimit të tij edhe nga gjykata vendore është 17.2 milionë euro,” ka thënë për gazetën Menduh Abazi, drejtor i Departamentit për marrëdhënie me publikun në Telekom.
Borxhi është zbritur për rreth 3.7 milionë euro, duke llogaritur fitimin që është dashur kompania Z-Mobile të ndante për Telekomin gjatë shfrytëzimit të numrave.
Lëxo më shumë këtu