Tenori italian, Andrea Bocelli, ka mbajtur një performancë online nga katedralja e zbrazët në qytetin e Milanos.
Ai ka dhënë mesazh të shpresës për këto ditë izolimi.
“Besoj në forcën e lutjes së bashku.” ka thënë, ndër të tjera, Bocelli gjatë mesazhit për festën e Pashkëve.
Miliona njerëz e përcollën performancën përmes YouTube.