Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) ka njoftuar se tërheqja e 10%-shit të kursimeve nga qytetarët mund të bëhet vetëm online dhe jo në zyrat e institucionit.
Pas miratimit të projektligjit nga Kuvendi i Kosovës, njoftimi tregon se tërheqja mund të bëhet menjëherë pasi ky projektligj të nënshkruhet nga Presidenti i vendit dhe të hyjë në fuqi si ligj.
“Menjëherë pasi ligji të hyjë në fuqi, Trusti do ta bëjë të ditur uebfaqen ku do të mund të aplikohet për 10%-shin si dhe do të japim detajet për aplikim” thuhet në njoftimin e Trustit.
