Një tërmet me shkallë 6.4 ka goditur pjesën jugore të Kroacisë.
Mediat e huaja deri tani raportojnë për një fëmijë të vdekur dhe shumë persona të tjerë të lënduar.
Një 12 vjeçare ka vdekur nga tërmeti në qytezën Petrinja. Këtë e ka konfirmuar kryeministri kroat, transmeton BBC.
Dridhjet e tërmetit janë ndier edhe në kryeqytetin kroat Zagreb, dhe gjithashtu edhe në vendet fqinje si në Serbi dhe Bosnje.