Ekipi i Universitetit të Oksfordit që po zhvillon vaksinës kundër koronavirusit kanë njoftuar se testimet e fundit kanë treguar reagim imunitar tek persona në moshë.
Studiuesit thonë se testimet e fazes së dytë, bazuar në 560 vullnetarë, janë “inkurajuese”.
Një nga profesorët e përfshirë në zhvillimin e vaksinës tha se nuk ka garë për të gjetur vaksinën dhe se do të duhen disa të tilla për të qenë të suksesshëm kundër Covid-19.
Tre vaksina, ajo e Pfizer-BioNTech, Sputnik dhe Moderna, kanë raportuar tashmë të dhëna të mira paraprake nga provat e fazës së tretë. Njëra prej tyre tha se vaksina e saj është efektive deri në 94% te personat mbi 65 vjeç.