Tetë raste të personave të prekur me HIV/AIDS janë shënuar gjatë vitit 2021 në Kosovë.

Ky numër është më i madh se vitin e kaluar, kur u regjistruan dy raste. Megjithatë, nga Klinika Infektive thonë se kjo nuk është shqetësuese.

“Zakonisht numri i të infektuarve brenda vitit gjithmonë është sjellë 4 deri 5, kemi pasur raste me 8 të infektuar pastaj me 2 deri 3, kështu që prapë mund të them se nuk mund të flitet për një numër shqetësues apo të madh të rasteve të reja,” ka thënë Murat Mehmeti për VOA.

Ai tha se aktualisht në Kosovë janë 41 persona të infektuar me HIV që marrin trajtime në Klinikën Infektime por asnjëri prej tyre nuk është i shtrirë në spital dhe janë në gjendje të qëndrueshme.

Në Kosovë rasti i parë me Hiv/Aids është paraqitur në vitin 1986 dhe që nga atëherë e deri tash janë gjithsej 139 raste me HIV, prej të cilëve 50 kanë humbur jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *