Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës të ngritura nga Dhomat e Specializuara.
Gjatë paraqitjes së tij të parë në Hagë, para gjykatësit të procedurës paraprake, Thaçi tha se aktakuza kundër tij është “e paqëndrueshme” dhe tha se është i pafajshëm “plotësisht”.
“Deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës”, tha Thaçi, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Më herët gjatë ditës së hënë, pranë këtyre dhomave, paraqitjen e parë e bëri edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili u deklarua i pafajshëm dhe e quajti aktakuzën si “padrejtësi të madhe” ndaj tij.
Lexo më shumë këtu