Presidenti Hashim Thaçi i ka shkruar letër Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke i kërkuar një emër kandidat për formimin e Qeverisë së re.

Në hyrje të letrës, Thaçi ka theksuar se është në pritje të kërkesës që ia kishte përcjellë me datë 2 prill, transmeton Koha.net.

“Ju rikujtoj që Lëvizja Vetëvendosje në pajtim me Nenin 95 të Kushtetutës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 1 korriik 2014 dhe Vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 6 tetor 2019, është subjekti politik që ka fituar shumicën në Kuvend për të formuar Qeverinë dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit/es për të formuar Qeverinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *