Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje që të respektohet Kushtetuta dhe vendimet e saj të mos paragjykohen.

Duke folur për vendimin e pezulluar nga Gjyakata Kushtetuese, rreth formimit të qeverisë së re, Thaçi tha se askush nuk e di se si do të jetë vendimi përfundimtar.

“Askush nuk e din se si do të jetë vendimi i Kushtetueses, askush nuk duhet të paragjykojë, por të gjithë duhet ta pranojnë me kulturën më të lartë”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Thaçi bëri thirrje që të mos ketë kërcënime dhe demonstrime.

“Nuk dua të paragjykoj se cili do të jetë vendimi i Kushtetueses. Besoj që këtë vendim do ta respektojnë të gjitha palët, është e rëndësishme të mos ketë paragjykime, kërcënime dhe sidomos demonstrime në këtë kohë pandemie”, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *