Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbledhur liderë dhe përfaqësues të partive parlamentare, duke u kërkuar përgjigje nëse duhet te shkohet në zgjedhje të reja apo në formimin e një qeverie të re.

Pas takimit, përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka njoftuar se shumica janë pajtuar që të formohet një qeveri e re dhe të mos shpërbëhet parlamenti.

“Në ditët e ardhshme, Kosova do të ketë Qeveri të re dhe nuk do të ketë shpërbërje të Kuvendit dhe as zgjedhje të reja. Kosova ka aftësi dhe maturi që edhe përkundër kësaj pandemie të formojë Qeveri të re dhe të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *