Presidenti Hashim Thaçi ka falënderuar vendet anëtare të NATO-s për rolin dhe kontributin e tyre historik ndaj Kosovës.
Në përvjetorin e 71 të futjes në fuqi të Traktatit të Atlantikut Verior, presidenti kosovar ka kujtuar rolin e NATO-s gjatë vitit 1999 dhe ndërhyrjen kundër luftës së shkaktuar nga pushteti i Millosheviçit.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka thënë se “arritja e një marrëveshjeje për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një hap i nevojshëm që përshpejton agjendën tonë integruese në NATO dhe OKB.”
