Në Ditën për Personat e Pagjetur, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kritikuar ndërkombëtarët për, si tha ai, “heshtje” dhe “pandëshkueshmëri” për gjenocidin e kryer në Kosovë nga forcat serbe.

“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ende nuk dihet për fatin e të pagjeturve, ka kryer mbi 400 masakra mbi popullatën civile. Ushtria serbe ka dhunuar gra shqiptare. Ata kanë dëbuar mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova. Ky është gjenocid i pandëshkuar nga rrafshi ndërkombëtarë. Kjo heshtje ndërkombëtare nënkuptohet si amnisti për gjenocidin. Por nuk do të ketë amnisti, nuk ka paqe pa drejtësi”, ka thënë Thaçi, transmeton Koha.net.

Këto fjalë ai i tha pas vizitës në Lëndinën e Lotëve në Meje të Gjakovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *