Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përfunduar intervistimin nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, dhe para gazetarëve ka thënë se është i pafajshëm në lidhje me pretendimet se ka kryer krime.

“Tani i mbetet prokurorit dhe gjykatësit, që të vlerësojnë me paanshmëri dhe me mendje të hapur dëshminë time. Në rast se ata bëjnë një gjë të tillë në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të ndershme, ata lehtë mund të vijnë në përfundimin se unë se nuk kam bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduara”, ka thënë Thaçi, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Për intervistimin që zgjati katër ditë, Thaçi tha se është “munduar të sqaroj dhe të jap informacione për rolin tim, përgjegjësitë e mia gjatë luftës, këtë periudhë që mbulon mandati i Gjykatës Speciale”.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *