Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti i Presidentit të Republikës së Kosovës.
Përmes një konference për media, presidenti i deritanishëm i Kosovës ka njoftuar se i është konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Për të mbrojtur integritetin e Kosovës, duke respektuar partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit”, ka thënë Thaçi.