Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin pasi i janë thyer sërish zyret nga persona të panjohur.

Ndryshe nga hera e kaluar, kur ishin vjedhur pajisje në dhjetor të vititi 2019, këtë herë në zyrë nuk ka munguar asgjë.

“AGK është jashtëzakonisht e shqetësuar me këtë situatë dhe i dënon ashpër këtë akte vandale. Organizata fton organet kompetente që t’i zbardhin të dyja rastet, ani pse për rastin e parë, as pas dy muajsh, nuk ka pranuar asnjë informatë nga hetuesit”, thuhet në njoftim.

AGK kërkon që përgjegjësit për këto incidente të dalin para drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *