Kompania gjermane “Thyssenkrupp – Polysius” do të ndërtoj fabrikën e çimentos në Klinë, duke sjellë kështu eksperiencën e saj 160 vjeqare në shërminin e të gjitha impianteve dhe sistemeve industriale.

Tre inxhinierët e kompanisë “Thysenkrup – Polysius” vizituan zonën ku planifikohet të ndërtohet fabrika dhe u zotuan se do ta dizajnojnë në përputhje me standardet evropiane më të avancuara mjedisore dhe teknike, transmeton Klan Kosova.

Ekspertët e “Thysenkrup” u deklaruan se janë shumë të lumtur që janë në Kosovë dhe që janë zhvillues të projektit.

“Thyssenkrupp Industrial Solutions” nënshkroi marrëveshje me kompaninë “Wallingford International Kosovo LLC” për zhvillimin e projektit (EPC+CM – engeeniering, procurement, construction and construction managment) për ndërtimin e fabrikës së çimentos në komunën e Klinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *