Tirana ka arritur të përmbys rezultatin në një ndeshje të jashtëzkonshme kundër Kukësit.

Ndeshja e luajtur në ‘Air Albania’ është mbyllur pa gola në pjesën e parë. Goli i parë u shënuar nga Vangjeli në minutën e 53-të.

Në minutën e 83-të ndodh edhe episodi që ndryshoi fatet e takimit, transmeton Top Channel.  Teqja bën një ndërhyrje të gabuar në limitet e zonës dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke lënë të tijët me 10 lojtarë.

Idriz Batha realizoi golin e barazimit, pikërisht nga kjo goditje dënimi. Teksa 2 minuta më pas Torrasa shënoi golin e fitores për ekipin e Tiranës.

Tirana është në vendin e parë me 44 pikë, e ndjekur nga Kukësi me 42 dhe Partizani që ka një ndeshje më pak me 37.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *