Rritja e çmimeve të bukës, kafesë, karburantit dhe energjisë elektrike ka nxjerrë në protestë qytetarë shqiptarë që u mblodhën të mërkurën para ndërtesës së kryeministrisë në Tiranë.
“E gjitha bëhet për t’i mbajtur njerëzit e varfër sepse kështu i kontrollojnë. Prandaj duhet të bëhemi bashkë përballë saj,” ka thënë Pano Soko gjatë protestës.
Ndërkohë, avokati Adriatik Lapaj i bëri thirrje popullit t’i thotë “Jo” rritjes së çmimeve.
“Hallet tona mund të zgjidhen vetëm duke bërë barrikadë, duke i thënë jo rritjes së çmimit të energjisë elektrike,” tha Lapaj, transmeton Euronews Albania.
Protesta e së mërkurës ka qenë e paralajmëruar, derisa edhe opozita bëri thirrje për t’iu bashkuar kësaj proteste.