Pakujdesia dhe sistemi jo adekuat i kujdesit ndaj pacientëve ka bërë që rastet e vdekjeve nga Covid-19 në Kosovë të shtohen, ka thënë infektologu Ilir Tolaj.
Tolaj ka parashikuar që pandemia Covid-19 të vazhdoj gjatë tërë këtij viti, derisa ka thënë se mund të arrihet një imunitet kolektiv që ta bëjë gjendjen më të përballueshme.
“Problem është numri i rasteve të vdekjes që vjen si pasojë e një pakujdesie të shërbimeve në Qendër Klinike Universitare, ku ka sistem jo adekuat të kujdesit ndaj pacientëve në kujdesin intenziv, por kjo nuk mund të ndërrohet shpejt prandaj do kemi akoma të vdekur nga virusi”, ka thënë Tolaj për Gazetën Blic.
Ai gjithashtu tha se vaksina nuk do të vijë menjëherë në vendet e vogla si Kosova, por edhe kur të jetë këtu ajo fillimisht do të merret nga njerëzit nëpër institucione, përfshirë politikanët dhe punëtorët shëndetësor.