Nga 6 dhjetori, personat që duan të udhëtojnë me autobusët e Trafikut Urban do t’ju kërkohet t’i plotësojnë masat e reja kundër Covid-19.

Pas masave të aprovuara nga Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate Trafiku Urban ka njoftuar se nga e hëna do të lejohen brenda një autobusi vetëm 17 udhëtarë.

“Gjithashtu, duke u bazuar në mbledhjen e fundit nga Qeveria të datës 26.11.2021 , obligohemi të caktojmë një apo më shumë persona përgjegjës në çdo mjet të transportit publik, që do të kontrollojnë pasagjerët për posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura “Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19” dhe “Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë)”, thuhet në komunikatë, transmeton Gazeta Express.

Aktualisht Trafiku Urban ka në dispozicion 51 autobus në 7 linja të cilët janë në shërbim të banorëve nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *