Politikanja serbe Rada Trajkovic ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat e veturave mes Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshja e sotme është de facto marrëveshja Tahiri-Gjuriq e vitit 2016”, ka shkruar Trajkovic në Twitter.

Të enjten u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, që parasheh vendosjen e letrave ngjitëse për veturat  me targat serbe që futen në Kosovë dhe ato me targat kosovare që futen në Serbi.

Sipas Trajkovic, kriza në dy pikat kufitare në veri të Kosovës ishte një taktikë që dha rezultat për të arritur implementimin e marrëveshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *