Disa vite burgim janë dhënë për të akuzuarit në rastin e keqpërdorimit seksual të një të miture nga Drenasi, rast ky që u bë publik gjatë vitit 2019.

Arsimtari Shkëlzen Xhekaj është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me katër vjet e gjysmë burgim, transmeton Koha.net. Ai është shpallur fajtor për veprën penale të “keqpërdorimit seksual duke përdorur pozitën, autoritetin apo profesionin dhe “nxitjen e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”.

Polici Vesel Veseli është dënuar me katër vjet burgim për veprat penale “Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin dhe “shtytja në ndërprerjen e shtatzënisë”.

Avokati Gazmend Halilaj është dënuar me burgim prej dy vjetësh për veprën penale të “keqpërdorim seksual duke përdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *