Në zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Kosovë do të garojnë tri subjekte politike nga komuniteti serb.

Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, derisa në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar për çertifikim Lista Serbe; Nisma Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë; dhe Nisma Qytetare, Lidhja Demokratike Serbe.

Lista Serbe, që konsiderohet favorite në mesin e komunitetit serb, do të sfidohet nga Nisma Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, e udhëhequr nga Milan Dabiq nga Graçanica. Kjo nismë mbështetet publikisht nga Partia Demokratike Progresive (PDS) e Nenad Rashiqit, i cili vetë nuk do të jetë pjesë e garës, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Edhe në këto zgjedhje, vetëm Lista Serbe e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *