Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur optimist se gjatë muajve të ardhshëm do të krijohet një vaksinë kundër Covid-19.

“Ne kemi shumë besim se do të kemi një vaksinë në fund të vitit 2020”, tha ai gjatë një interviste për Fox News.

Trump e pranoi se po bënte një parashikim të afatit kohor për vaksinën më herët sesa këshilltarët e tij mjekësorë.

“Mjekët do të thoshin, mirë, nuk duhet ta thuash këtë. Unë do të them atë që mendoj”, tha ai.

Hulumtimi për një vaksinë po ndodh me shpejtësi të madhe. Rreth 80 grupe në të gjithë botën po hulumtojnë vaksina dhe disa tani kanë bërë provat klinike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *