Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai i zgjedhur Joe Biden kanë mbajtur fushatat e tyre në Georgia gjatë ditës së hënë, para votimeve të balotazhit që do zhvillohen ditën e martë.
Këto votimeve janë vendimtare për të caktuar se cila parti do të ketë kontroll mbi Senatin.
Nëse demokratët fitojnë, ata do të kenë kontrollin e Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë.
Xhorxhia është një shtet historikisht republikan. Zoti Biden ishte kandidati i parë demokrat presidencial që fitoi atje që nga viti 1992.
Zoti Biden bëri fushatë për dy demokratët, Jon Ossoff, një producent dokumentarësh televiziv që po përballet me Senatorin Perdue, dikur nje drejtues ekzekutiv biznesi dhe reverendin Raphael Warnock, një prift Baptist që po përballet me senatoren Loeffler, një nga ligjvënëset më të pasura në Shtetet e Bashkuara.
Sondazhet tregojnë se dy demokratët kanë një epërsi të lehtë në balotazhet që u bënë të domosdoshme sepse asnjë nga katër kandidatët nuk fitoi shumicën e nevojshme në votimet e nëntorit.