Presidenti amerikan Donald Trump dhe sfiduesi i tij demokrat Joe Biden kanë shkëmbyer fyerje në përballjen e parë televizive në garën presidenciale.

Ky ishte një nga debatet më kaotike gjatë të cilis dy kandidatët nuk u kursyen për të ndërprerë tjetrin dhe për ta fyer.

Në një moment, Biden i tha Trumpit “a do ta mbyllësh” derisa ky i fundit e ndërpreu rreth temës së pandemisë Covid-19.

Debati bëri të qartë edhe stilet shumë të ndryshme mes dy rivalëve: Presidenti Trump me një stil agresiv, duke e ndërprerë zotin Biden, gjë që u pasua shpesh me komente dhe kritika nga gazetari Chris Ëallace për thyerjen e protokollit të debatit.

Zoti Biden ndoqi një stil më komunikues me shikuesin, duke iu drejtuar kameras disa herë me fjalët “ju që na ndiqni nga shtëpia” me komente për votuesit amerikanë.

Kur kanë mbetur vetëm edhe 35 ditë deri në ditën e zgjedhjeve, anketat tregojnë se Biden është në epërsi të lehtë kundër Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *