Presidenti amerikan, Donald Trump, do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të ndaluar imigrimin në Shtetet e Bashkuara gjatë kohës që vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit.

“Duke parë rrezikun nga Armiku i Padukshëm, dhe nevojën për të mbojtur vetendet e punës për qytetarët e SHKËLQYER amerikanë, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të ndaluar përkohësisht imigrimin në Shtetet e Bashkuara!” shkroi Trump, gjatë mbrëmjes së hënë, në Twitter.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë informacione të tjera rreth këtij urdhëri ekzekutiv.

Ndërkohë, mbetet e paqartë cili mekanizëm do të përdoret për ekzekutuar këtë urdhër, sa do të zgjas një ndalesë e tillë dhe çfarë efekte do të ketë në kontrollet e pikave kufitare.

Ky qëndrim i Trump vjen në kohën kur administrata amerikane po tenton të rihap pjesë të ndryshme të vendit që t’i rikthehen funksionimit pas izolimit dhe ndalesave për shkak të koronavirusit.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *