Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur që t’i ndal fondet e vendit të tij për Organizatën Botërore të Shëndetësisë pasi, sipas tij, ajo ka dështuar në detyrën e saj në përballje me përhapjen e koronavirusit.

“Po e urdhëroj administratën time të ndal mjetet financiare derisa të bëhet një rishikim për të parë rolin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit,” ka thënë Trump gjatë një konference të martën.

Ai akuzoi OBSH-në për keqmenaxhim pas përhapjes së koronavirusit që nga koha kur shpërtheu në Kinë, dhe tha se organizata duhet të jap përgjegjësi.

Siç transmeton BBC, akuzave të Trump i është përgjigjur shefi i OKB-së duke thënë se “nuk është koha” për të ndaluar fondet për OBSH-në.   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *