Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka dërguar një letër Organizatës së Kombeve të Bashkuara në të cilën ka kërcënuar me ndërprerje të përhershme të fondeve për shkak të mënyrës së përballjes me pandeminë Covid-19.

Në letër është theksuar një afat prej 30-ditë që Trump ka kërkuar nga OBSH të ketë “përmirësime të rëndësishme”, në të kundërtën rrezikohet anëtarësimi i SHBA-ve dhe humbja e miliona dollarëve.

Presidenti e bëri kërcënimin në një letër për shefin e OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, të postuar në Twitter, transmeton Zëri i Amerikës. Në letër ai shkruan se e vetmja rrugëdalje për organizatën është nëse ajo demonstron pavarësi nga Kina, duke shtuar se administrata e tij tashmë ka filluar diskutimet për reforma me zotin Tedros.

Presidenti Trump pezulloi kontributet amerikane për OBSH-në muajin e kaluar, duke e akuzuar organizatën se ka promovuar “dezinformimin” e Kinës në lidhje me shpërthimin e koronavirusit.

Zyrtarët e OBSH-së e kanë mohuar akuzën dhe Kina thotë se ajo ka qenë transparente dhe e hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *