Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ka njoftuar se trupat e fundit të ushtrisë amerikane në Afganistan do të fillojnë të largohen nga muaji maj, derisa tërheqja përfundimtare do të bëhet në muajin shtator.

“Është koha për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës. Është koha që trupat amerikane të kthehen në atdhe,” tha Biden.

Ai tha se tërheqja amerikane “do të bëhet në mënyrë të sigurt dhe në bashkërendim të plotë me aleatët”, transmeton VOA.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken u takua të mërkurën me zyrtarët në selinë e NATO-s në Bruksel, ku tha se trupat e huaja nën komandën e NATO-s në Afganistan do të largohen nga vendi në koordinim me tërheqjen amerikane deri më 11 shtator.

Gjithashtu, NATO deklaroi se do të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Afganistani, duke ndjekur kështu zotimin amerikan për të njëjtin qëllim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *