Gjatë ditës së sotme është gjetur një trup në liqenin Piru në Kaliforninë Jugore, aty ku ditë më parë u zhduk aktorja Naya Rivera.

Edhe pse policia ende nuk e ka konfirmuar nëse trupi i gjetur është i aktores, portali TMZ njofton përmes burimeve të veta se bëhet fjalë për trupin e aktores 33 vjeçe.

Gjatë ditës pritet që lajmi të konfirmohet edhe nga konferenca për media e policisë.

Naya u shpall e zhdukur të mërkurën e kaluar, derisa djali i saj 4 vjeçar u gjet i gjallë në një barkë në liqenin Piru. Ai i kishte thënë policisë se kishte qenë duke notuar bashkë me nënën, derisa ai ishte kthyer në barkë dhe nuk e dinte çfarë kishte ndodhur me nënën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *