Gjykata Speciale do të përballet me forma të ndryshme të përpjekjeve për ta minuar punën e saj, ka paralajmëruar Kryetarja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

Siç transmeton Radio Evropa e Lirë, ashtu citohet të ketë thënë Trendafilova gjatë një takimi me diplomatët e Bashkimit Evropian më 11 shkurt në Hagë.

Kryetarja e Gjykatës Speciale ka thënë se në kuadër të këtyre përpjekjeve kanë qenë thirrjet që Gjykata Kushtetuese e Kosovës të rishikojë vendimin e prillit të vitit 2015, që hapi rrugën për themelimin e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Mund të bëhen përpjekje për të amendamentuar ligjin për të lejuar faljen e atyre që dënohen nga Dhomat e Specializuara apo që ta zhvendosin Gjykatën ose arkivin e saj apo të dyjat bashkë në Kosovë”, iu ka thënë Trendafilova diplomatëve evropianë.

Ajo nuk ka elaboruar nga kush po bëhen këto përpjekje dhe si mund të zbatohen këto ndryshime.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *