Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se të martën do të shkoj në Bruksel për “darkë tradicionale” dhe se nuk bëhet fjalë për rinisje të dialogut me Serbinë.

“Darka në Bruksel nuk është dialog me Serbinë por është darkë tradicionale”, është shprehur Kurti, transmeton Reporteri.

Më 18 maj, në Bruksel mbahet një darkë e organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell ku do të jenë prezent liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë tubim do të marr pjesë edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, që do të thotë se do të jetë përballja e parë joformale mes tij dhe Kurtit.   

Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës ka thënë se ky do të jetë një “forum shumë i mirë që të ketë diskutime të hapura”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *