Gjatë vizitës së tij në Podgoricë, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, e quajti Malin e Zi një vend të rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen në Ballkan.
Gjatë takimit të tij me homologun malaziaz, Sërgjan Darmanoviq, u pajtuan se të vendet kanë marrëdhënie të mira, por u zotuan të forcojnë më tej lidhjet ekonomike dhe të sigurisë, si dhe bashkëpunimin në fusha si arsimi, kultura, kujdesi shëndetësor dhe turizmi, transmeton Radio Evropa e Lirë.