Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe ai serb, Aleksandër Vuçiq janë pajtuar që të përfshihen në situatën e tensionuar politike në Bosnjë e Hercegovinë për të ofruar ndërmjetësim në bisedime.
Të martën, Erdogan tha se serbët, kroatët dhe boshnjakët duhet të përmbahen nga hapat që rrezikojnë tërësinë tokësore të Bosnjës dhe se të gjithë duhet të veprojnë “me një ndjenjë përgjegjësie”.
Ai tha se pas zgjedhjeve që pritet të mbahen në Serbi gjatë muajit prill, të dy liderët planifikojnë të “të mbledhim udhëheqësit e tre grupeve në një takim dhe me të, të ndërmarrim hapa për të siguruar tërësinë tokësore të Bosnjës”.
Siç transmeton VOA, Presidenti serb Vuçiç tha në konferencën me gazetarë se Serbia është e përkushtuar ndaj Bosnjës si një shtet i paprekshëm dhe se ruajtja e paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan është parësore së bashku “me respektimin e dallimeve”.
Lexo më shumë këtu