Turqia ka kërkuar nga Maqedonia e Veriut të bëjë ekstradimin e 86 shtetasve turk të cilët, sipas shtetit turk, janë të lidhur me lëvizjen e klerikut Fethullah Gylen.

“Kur jemi te Maqedonia e Veriut, strukturat e FETO-s vazhdojnë të jenë të pranishme në këtë vend, të fshehura pas institucioneve arsimore dhe shoqatave tregtare. Ne i përcjellim autoriteteve kompetente kërkesat tona për t’i pamundësuar veprimtarinë strukturave të FETO-së dhe deportimin e të gjithë personave që kanë lidhje me FETO-n”, ka thënë ambasadori turk në Shkup, Hasan Mehmet Sekizqok.

Vite më parë ka patur kërkesë të tillë nga Turqia, derisa përgjigja nga Maqedonia e Veriut ka qenë që do t’i shqyrtoj kërkesat në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.

I njëjtë ka qenë edhe këtë herë reagimi i Shkupit zyrtar.

“Maqedonia e Veriut do të veprojë në përputhje të plotë me ligjet vendore si dhe marrëveshjet e standardet ndërkombëtare”, ka bërë të ditur Ministria maqedonase e Drejtësisë, transmeton REL.

Jo zyrtarisht ishte bërë e ditur se personat që kërkohen nga Turqia, janë kryesisht drejtues dhe mësimdhënës të kolegjeve turke në vend, drejtues të gazetave në gjuhën turke, përfaqësues të shoqatave joqeveritare, por edhe afaristë.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *