Autoriteti për mbikqyrjen e mediave në Turqi ka vendosur një afat prej 72 orësh për tri agjenci ndërkombëtare të lajmeve që të pajisen me licencë për operim ose, në të kundërtën, qasja në platformat e tyre do të bllokohet.

Kështu ka bërë të ditur të mërkurën një anëtarë i agjencsië përkatëse, transmeton VOA.

Bordi i Këshillit Suprem për Radio dhe Televizion, që dominohet nga partia në pushtet Partia AK, nuk ka komentuar lidhur me kërkesën për licencë operimi.

Gjatë viteve të fundit, Turqia ka rritur mbikëqyrjen e mediave duke i dhënë më shumë fuqi këtij këshilli për mbikëqyrjen e të gjithë përmbajtjes online. Ky këshill po ashtu ka fuqi që të largojë përmbajtjen e mediave.

Rreth 90% e transmetuesve mediatik në Turqi tani ose janë në pronësi të shtetit, ose janë të afërta me Qeverinë.

Ilhan Tasci, deputet opozitar, kritikoi këtë vendim të RTUK ndaj ueb-faqeve në gjuhën turke të Zërit të Amerikës, të transmetuesit gjerman Deutsche Ëelle dhe të Euroneës, duke e quajtur këtë vendim si një sulm të mëtejmë ndaj lirisë së medias në Turqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *