Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është vaksinuar me vaksinën kineze Sinovac kundër Covid-19.

Bërja publike e vaksinimit nga ana e Erdoganit, së bashku me disa nga anëtarët e partisë së tij në pushtet, do të ndihmonte në shuarjen e skepticizmit publik mbi vaksinën, njoftoi transmetuesi shtetëror TRT.

Më shumë se 250,000 njerëz kanë marrë tashmë dozën e parë, u tha Erdogan gazetarëve ndërsa u largua nga një spital publik në Ankara ku mori dozën e tij të parë të vaksinimit.

Presidenti u bëri thirrje udhëheqësve të partive politike dhe anëtarëve të parlamentit të “inkurajojnë” publikun të bashkohet me fushatën e vaksinimit, transmeton REL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *