Turqia dhe Rusia kanë bërë edhe një hap para në konfirmimin e marrëdhënieve të mira ndërshtetërore.

Dje, transmetuesi shtetëror i Turqisë (TRT) nisi me një platform të re digjitale në gjuhën ruse.

Platforma e re dhe kanalet e saj në rrjetet sociale “do të luajnë një rol kryesor në luftën kundër dezinformatave dhe manipulimeve”, është thënë në njoftimin e TRT, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Turqia dhe Rusia mbështesin palët kundërshtare në konfliktet në Siri dhe Libi, por gjithashtu janë përpjekur të lënë anash dallimet e tyre, duke zgjeruar lidhjet politike dhe ekonomike.

Transmetuesi shtetëror turk tashmë transmeton në gjuhën angleze, arabe dhe gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *