Shumë qytetarë në Greqi e shohin vetëm si çështje kohe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti i tyre, ka deklaruar eksperti grek për politikat në Ballkan, Nikolaos Tzifakis.

“Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Kosovës janë përmirësuar vazhdimisht gjatë vjetëve të fundit”, ka thënë Tzifakis për Gazetën Express.

Ai ka thënë se për grekët, njohja e Kosovës nga Greqia është vetëm çështje kohe.

“Shumë qytetarë në Greqi më shumë po e shohin pavarësinë e Kosovës si një çështje se “kur” do të ndodhë sesa si një çështje se “nëse” do të ndodhë. Megjithatë, nuk mund të spekuloj për kohën e një ndryshimi të mundshëm të drejtimit të politikës.”

Tzifakis nuk ka folur për kohën se kur do të ndodhë vendosja e plotë e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve ballkanike, por thotë se qëndrimi që ka mbajtur shteti i tij ndaj Kosovës që nga shpallja e pavarësisë çon drejt njohjes

Lexo intervistën e plotë këtu  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *