Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, është shprehur optimist se zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit do të zhvillohen në një proces korrekt.

Pas vizitën në Shqipëri dhe takimit me Kryeministrin Edi Rama, kreu i shtëpisë evropiane të futbollit ka thënë se i beson fjalëve të kryeministrit shqiptar.

“Ishim të pak të shqetësuar për situatën sipas raportimeve që kemi lexuar në media. Jam i kënaqur që ramë dakord me Kryeministrin, që futbolli duhet të vendosë për futbollin”, tha kreu i UEFA-s gjatë një interviste për Associated Press.

Siç transmeton Euronews Albania, Ceferin tha se ka “shumë besin në fjalët e kryeministrit” dhe bazuar në këtë u shpreh se “zhvillimi i finales së Conference League këtu është i sigurt”.

Finalja e UEFA Europa Conference League për sezonin 2021-2022 është parashikuar që të luhen në “Arena Kombëtare” në Tiranë më 25 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *