Financuar nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe Qeveria e Austrisë, është bërë e mundur që Kosovës t’i dhurohen 41 mijë komplete testimi për Covid-19.

Përmes njoftimit të UNDP, është bërë me dije se kjo është bërë e mundur nga marrëveshja “në vlerë të përgjithshme prej 1 milion EUR, gjysma e së cilës do të përdoret për ofrimin e ndihmës humanitare për 2000 familje, dhe marrëveshja me qeverinë austriake përmes Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim në vlerë të përgjithshme prej 250,000 EUR”, transmeton Koha.net.

Në ceremoninë ishin Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtori i përgjithshëm I SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, Valbona Bogujevci, asistente e Përfaqësueses së Përhershme në UNDP, ambasadori I Austrisë në Kosovë, Sh.T. Christoph Ëeidinger, udhëheqësi i Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim zyra në Kosovë, Gunther Zimmer, drejtori I IKSHPK-së, Naser Ramadani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *