Universiteti Princeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur të largoj nga ambientet e veta emrin e ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson.
Ky vendim nga drejtuesit e universitetit është arsyetuar për shkak të mendimeve dhe qëndrimeve raciste të Wilson, i cili drejtonte SHBA-të nga viti 1913 deri më 1921.
Woodrow Wilson njihet për ndihmën e tij dhënë në formimin e Ligës së Kombeve, paraardhësen e Kombeve të Bashkuara.
Sidoqoftë, ai kishte mendime raciste dhe përkrahte ndarjen në bazë të ngjyrës dhe këtë qëndrim e kishte aplikuar në disa prej agjencive federale, transmeton BBC. Gjithashtu, ai u kishte ndaluar studentëve me ngjyrë të ishin pjesë e Universitetit Princeton derisa ai e drejtonte këtë shkollë.
Ky vendim në SHBA vjen pas protestave në shumë pjesë të vendit të cilat nisën pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd.
Duke njoftuar për vendimin e universitetit, për heqjen e emrit të Wilson, presidenti i tanishëm i universitetit, Christopher Eisgruber tha se “pikëpamjet dhe politikat raciste të Wilson e bëjnë atë një emnak të papërshtatshëm” për politikën publike të universitetit.
Emri i universitet do të ndryshohet në Princeton School of Public and International Affairs.