Shtëpia e Bardhë ka paraqitur të mërkurën detaje rreth planifikimit për vaksinimin e fëmijëve nën moshën 11 vjeç me vaksinën kundër Covid-19.
Një takim i panelit të ekspertëve të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve është planifikuar për 2-3 nëntor, derisa pas miratimit zyrtar do të filloj vaksinimi në gjithë vendin.
Kur kjo të ndodh, fëmijët nga mosha 5 deri në 11 vjeç do të mund të vaksinohen kundër Covid-19 tek mjekët pediatër, farmacitë lokale dhe ndoshta edhe në shkolla, transmeton VOA.
Administrata e presidentit Biden vë në dukje se fushata në shkallë vendi për të vaksinuar fëmijët e vegjël do të jetë më e lehtë sesa fillimi i vaksinimit para 10 muajsh, që u shoqërua me pritje të gjata.