Kompania Pfizer ka njoftuar se vaksina e saj kundër Covid-19 ka arritur të tregoj efektshmëri mbi 90 për qind.

Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech janë të parat që shpallin të dhëna të suksesshme nga provat klinike në shkallë të gjerë të një vaksine kundër koronavirusit.

“Sot është një ditë e shkëlqyer për shkencën dhe njerëzimin”, tha Albert Bourla, shefi ekzekutiv i kompanisë Pfizer, transmeton Zëri i Amerikës.

Pfizer-i pritet të kërkojë autorizim nga autoritetet amerikane për përdorim emergjent të vaksinës për grupmoshat nga 16 deri 85 vjeç. Që të miratohet kërkesa, do të duhen dy muaj të dhëna të sigurta nga rreth gjysma e 44 mijë pjesëmarrësve në një studim, të dhëna që pritet të dalin në fund të këtij muaji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *